Furnizonin me drogë spaçatorët, dy të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen 1.2 kg kokainë

Si rezultat i një hetimi tremujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin “Furnitorët”.

Në kuadër të tij, u kapën në flagrancë, teksa lëviznin me automjet, në aksin rrugor “Ura e Beshirit – Pezë”, dhe u vunë në pranga shtetasit B. A., 27 vjeç dhe R. S., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesa, atyre iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë, që dyshohet se do t’iu jepej shtetasve të tjerë, me qëllim shpërndarjen në doza në zonat “Tiranë e Re”, “Kombinat” dhe në Selitë.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 2 celularët e të arrestuarve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×