Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Hektor Ruci, i ftuar në emisionin Log. në News 24, solli në kujtesë marrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës në SHBA në mandatin e parë të Trump, ku palët nënshkruan secila marrëveshjet e veta dhe kjo më shumë i shkoi për shtat presidentit amerikan.
Ruci mendon se nuk ka vend as për optimizëm dhe as për pesimizëm të tepruar nga deklaratat e fundit të Trump për Serbinë dhe Kosovën, thjesht është një situatë që i shkon për shtat momentit.
Hektor Ruci: Ajo që ndodhi në mandatin e parë të Trump, ishte nënshkrimi i dy marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, krejtësisht të pavarura nga njëra-tjetra. Secila nga palët nënshkruante marrëveshjen e vet, që do të thotë se palët nuk bënë një marrëveshje me njëra-tjetrën dhe që duhet të shkonte në një lloj njohje të ndërsjelltë.
Ju kujtohet pse ndodhi në atë kohë? Kishte disa projekte interesante dhe shumë të bukura se si u zhvilluan gjërat në atë kohë. Pjesa më e rëndësishme ishte që presidenti Trump në atë moment i duhej të shiste një sukses në politikën ndërkombëtare, një sukses paqebërje. Për këtë peshkoi Kosovën dhe Serbinë. Mos harroni, Izraeli njohu Kosovën me një vend me shumicë muslimane, madje hapi edhe ambasadë, gjë që shumica e vendeve që e kishin njohur nuk e kishin bërë.
Mendoj se nuk ka vend as për optimizëm dhe as për pesimizëm të tepruar, thjesht është një situatë që i shkon për shtat momentit të Trump. Pra, duhet të shihet si çështje e ftohtë dhe e thjeshtë.”
()