Itali/ Kryhet autopsia e Rivaldo Rusit, trupi u dorëzohet familjarëve. Nën hetim edhe vëllai i pronarit të vilës që qëlloi mbi tre shqiptarët

Është kryer autopsia në spitalin “Vallo della Lucania” mbi trupin e Rivaldo Rusit, 26-vjeçarit shqiptar që humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri nga pronari i një vile në Foria di Centola mbrëmjen e 22 qershorit.

I riu kishte hyrë në shtëpinë e një biznesmeni 58-vjeçar së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë shqiptarë. Pronari i shtëpisë, duke dëgjuar zhurma, mori pushkën që e mbante me leje dhe zbriti poshtë duke shtënë ndaj të treve. Në atë moment ai qëlloi disa herë dhe 26-vjeçari u vra, një bashkëpunëtor tjetër u plagos rëndë dhe një shqiptar i tretë arriti të arratisej dhe aktualisht është në kërkim.

Sipas rrëfimit të 58-vjeçarit, pas të shtënave, ai vetë e fshehu trupin e Rusit në një plastikë që përdorej për të ruajtur verën në San Severino di Centola.

Autopsia e sotme, e urdhëruar nga Prokuroria e Vallo della Lucania, u krye nga mjeku ligjor Francesco Lombardo. Rezultatet, pasi të dorëzohen, do të shërbejnë për të sqaruar më mirë dinamikën e incidentit dhe për të hedhur dritë mbi goditjet që rezultuan fatale për Rusin. Në vendngjarje ishin gjithashtu të pranishëm gruaja e viktimës dhe disa anëtarë të familjes, shqiptarë që jetojnë në zonën e Casertës. Trupi tashmë u ka kaluar familjarëve.

Sipërmarrësi është regjistruar aktualisht si i akuzuar së bashku me vëllain e tij, i cili dyshohet se e ka ndihmuar të fshehë 26-vjeçarin e vdekur. Gjithashtu, nën hetim është edhe shqiptari i plagosur, i cili ndodhet ende i shtruar në spital në Cardarelli në Napoli.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×