Me pistoletë, kapsolle donatore, silenciator, municion luftarak e kokainë, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Kryebushat të Shkodrës, gjatë një operacioni policor të koduar “Precedenti”.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti armë zjarri, një silenciator, municion luftarak, 110 kapsolla detonatore dhe doza kokaine.

I dyshuari rezulton me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje. Materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”.

Sekuestrohen 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator, municion luftarak dhe doza Kokaine, në posedim të një shtetasi me precedent për armëmbajtje pa leje.

Arrestohet në flagrancë 42-vjeçari.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, rreth veprimtarive kriminale të një shtetasi, banues në fshatin Kryebushat, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, finalizoi operacionin policor të koduar “Precedenti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, në fshatin Kryebushat, shtetasi Gj. M., 42 vjeç.

Nga kontrolli në automjet, iu gjet një sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator dhe municion luftarak. Këto u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×