“Na goditi me grushte”/ Dhunohet nga fqinji bashkë me fëmijët, flet e moshuara: Situatë që vijon prej 20 vitesh! Kërkon të largohemi nga banesa, por…

Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24 me autoren Evis Ahmeti është trajtuar historia e një familjeje në kryeqytet e cila vite më parë ka qenë pjesë e studios duke rrëfyer një divorc të vështirë.

Një ngjarje e rëndë dhune është denoncuar nga djali 26-vjeçar i çiftit të divorcuar. Ai ka rrëfyer për redaksinë se ai, motra dhe nëna e tij janë dhunuar fizikisht nga dhëndri i fqinjit.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të hershëm familjar, që sipas të riut, është nxitur ndër vite nga babai i tij, i cili është divorcuar nga nëna dhe prej kohësh jeton i shkëputur nga familja.

Në fjalën e saj e moshuara tregoi se konflikti kishte nisur kur fqinji i kishte hedhur papastërtitë në shkallën e pallatit. Sipas saj ai i i ka dhunuar dhe i ka ofenduar me fjalë të rënda për arsye që ata të largoheshin nga banesa e tyre. E moshuara shtoi më tej se kjo histori ka vazhduar prej 20 vitesh.

“Përplasja ndodhi pasi fqinji kishte hedhur llumin afër derës dhe në shkallë. Ai filloi ta godiste me grushte. Më ofendonte me fjalë të pista dhe kërkonte që ne të largoheshim nga aty. Ne morëm policinë në telefon, por ata nuk u paraqitën. Më pas ata janë thirrur në komisariat, por janë liruar përsëri. Kjo histori ka ndodhur prej 20 vitesh”, tha ajo

Gjatë rrëfimit Merjemja tregoi se ish-bashkëshorti nuk ka qenë prezent asnjëherë në detyrimet kundrejt fëmijëve dhe se gjithmonë ka ushtruar dhunë kundrejt tyre.

Ajo theksoi se ai ka vazhduar ngacmimet kundrejt saj dhe se aktualisht fshihet pasi kërkon pronën dhe shtëpinë e saj.

“Ai na ka goditur edhe me grushte. Ai fshihet pasi kërkon pronën dhe shtëpinë tonë. Unë kam frikë të shkoj edhe tek shtëpia ku jam me qira. Ish-bashkëshorti nuk ka paguar asnjë detyrim ndaj nesh edhe ndaj fëmijëve. Ai më ka ngacmuar edhe mua duke kaluar me makinë tek lagjja ime. Unë kam frikë të kalojë atje pasi disa persona më flasin edhe me fjalë për faj të tij”, tha ai.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×