Me dhjetëra besimtarë ortodoksë janë mbledhur sot në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër për t’i dhënë lamtumirën e fundit Metropolitit Imzot Dhimitër, i cili ndërroi jetë katër ditë më parë në spitalin e Janinës pas një komplikacioni shëndetësor.
Në ceremoni morën pjesë klerikë të shumtë të Kishës Ortodokse, përfaqësues të pushtetit vendor, si dhe diplomatë të lartë të Ambasadës Greke në Tiranë.
Mesha mortore u drejtua nga Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joani
Trupi i Metropolitit do të prehet në kishën e Shën Parashqevisë në Dropull, duke i dhënë fund një shërbese të gjatë e të përkushtuar ndaj besimtarëve ortodoksë të jugut të Shqipërisë.