Nga sot nis zbatimi i masave të marra nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë për vendosjen e kufizime për marrjen e një kredie nga qytetarët për të blerë një pronë.
Por si do të ndikojë në kreditim dhe pse u mor ky vendim, detajet i shpjegon në nje intervistë për News24 drejtori i Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë Klodion Shehu.
Z.Shehu, pse vendosi Banka e Shqipërisë të marr këto masa kufizuese dhe çfarë synojnë këto kufizime?
Në datën 7 maj 20125 Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka marr një vendim për të vendosur disa kufi mbi standartet e kredidhënies së re për pasuritë e palujtshme rezidenciale konkretisht janë vendosur kufi të sipër për raportin vlerës së kredisë ndaj vlerës së kolateralit.Për lekun është në nivelin 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë ndërsa për valutën 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë. Krahas këtij kufizimi vendimi përmban edhe një tregues tjetër që është ai shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave të kredimarrësit për lekun ky është në nivelin 40% dhe 35% dhe për valutën është për nivelin 35% dhe 30%.Gjithashtu vendimi përmban edhe një rekomandim në lidhje me afatin maksimal të kredisë I cili duhet të jetë minimum midis 30 vjet dhe viteve deri në daljen në pension të kredimarrësit pra viteve kur ai është në jetë active dhe siguron të ardhura.Vendimi gjithashtu përmban edhe një kuotë përjashtimore kjo është e vendosur në nivelin 15% të totait të kredisë së re që banka mund të jap gjatë një tremujori.Ideja është që mund të ketë kredimarrës aplikues pë rtë cilat banka ka interes që t’i japë këto kredi përtej kufive të vendosura nga Banka e Shqipërisë për këtë arsye është gjykuar që të lihet kjo hapsirë.Sic e thatë dhe ju vendimi hyn në fuqi sot 1 korrik 2025 për tremujorin e tretë të vitit dhe bankat sipas një rregullore të vecantë që ne kemi miratuar në Tetor të vitit 2023 duhet të raportojnë cdo tremujorë mbi zhvillimet për kredinë e re.
A ka pasur banka që jepnin kredi më shumë sesa kufizimet që ju keni vënë? Pra që mund të kenë financuar 100% vlerën e pronës?
Nga të dhënat që ne mbledhim nga bankat ne kemi vënë re në nivel mesatarë nivelet e këtyre treguesve që janë vendosur kufizime janë shumë të mira janë pranë nivele që sugjerojnë standartet ndërkombëtare konkretisht për raportin e vlerës së huasë ndaj vlerës së kolateralit niveli mesatarë që zbatohet nga bankat është në nivlein 70% ndërsa për treguesin tjetër raporitn e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave të kredimarrësit niveli mestarë është 30-31% megjithatë këot janë nivele mesatarë ato kanë një spektër të shpërndarjes dhe ne kemi dhe raste kur bankat kanë dhënë kredi mbi këto nivele kufi që ne kemi përcaktuarnë vendim,
Pra bankat kanë dhënë financim 100% për financimin e vlerës së një prone?
Po ka raste që kanë dhënë mbi 85% mund të kenë dhënë 90% ose 100% por duhet thënë që këto janë raste në pakic dhe shqetësimi ynë nuk është tek një shqetëism aktual akut por është tek nevoja që të shfrytëzojmë një situatë të mirë ekonomike që kemi aktualisht për të treguar një kujdes më të madh në lidhje me kreditimin në këtë treg.
Nga masat z.Shehu që Banka e Shqipërisë ka marrë cilat do të jenë efektet në tregun bankar, do të jepen kredi më pak?
Nuk e besojmë sigurisht që ky segment I kredisë me nivele të larta të ketyrë raporteve mund të jetë ai që mund të ketë ndikuar më tepër por për shkak të dy faktorëve që lidhen kryesisht me kuotën përjashtimore që përmenda pak më lart dhe njëkohësisht me aftësinë e bankave për të dhënë kredi brenda niveleve të treguesve që përmban vendimi mendojmë që kapaciteti i bankave për të dhënë kredi do të jetë i mirë në vazhdim.
Pse vendosi Këshilli Mbikqyrës të marr këtë vendim, mund të ketë efekt të stabilizimit te cmimeve për pasuritë e paluajtshme?
Ne jemi aktualisht në një situatë zhvillimi ekonomik shumë pozitiv kemi rritje ekonomike ,kemi rritje të të ardhurave të familjeve,kemi rritje të kreditimit dhe kemi norma interesi shumë konkurruese. Megjithatë ky është momenti kur le të themi rreziqet fillojnë të akumulohen në ekonomi dhe është e nevojshme që në këtë moment të merren disa masa që nuk lidhen me një shqetësim akut por kryesisht me nevojat për të qënë të fokusuara në disa segmente të cilat sipas këndvështrimit tonë përmbajnë një rrezik më të madh ndaj mundësisë së një korrektimi eventual në çmimet e tregut të pasurive të paluajtshme rezidenciale në të ardhmen ose në lidhje me rritjen e niveleve të borxhit të familjeve. Qëllimi i këtyre masave nuk është të ndikojë direkte çmimi i pasurive të paluajtshme rezideciale ne e dimë që në këtë treg ka një mori faktorësh të cilët e përcaktojnë këtë cmim por sigurisht që këto masa do të ndikonin që lëvizjet në këtë treg të jenë më graduale dhe më në përputhje me ecurinë afatgjatë të të ardhurave të familjeve kjo do të ishte diçka pozitive në këndvështrimin tonë.
Brenda dy vitesh Banka e Shqipërisë mund ta rishikojë vendimin, si do të funksionojë?
Vetë vendimi i Këshillit Mbikqyrës përmban edhe një klauzolë e cila thotë që vendimi duhet rishikuar të paktën 1 herë në 2 vjet kështu që ne objektivin e kemi të mbledhim të dhënat nga bankat sipas tremujorëve dhe të shikojmë efektin që mund ketë ky vendim në zhvillimet e kredisë së re në pasuritë e paluajtshme rezidenciale ne po themi shpërndarjen e vlerave të këtyre treguesve për të cilat vendimi vendos disa kufizime dhe sigurisht në rast se do të ketë nevojë do të ndërmerren ndryshime të vendimit ose masa të tjera shtesë në rast se do të jenë të nevojshme.
Mund të vendosen më vonë masa shtesë nga ana e Bankës së Shqipërisë?
Unë do rezervohesha të jepja që tani se cilat mund të jenë masat që duhet të merren siç e thash mund të mos jetë e nevojshme të merren masa të tjera, por ka tregues të tjerë të cilët standartet ndërkombëtare i sugjerojnë përmes të cilave autoritetit mbikqyrës Banka Qendrore mund të ndërhyjë në mënyrë që gjithmonë të ruhet cilësia e mirë e ekspozimeve të sektorit bankarë në tregun e pasurive të paluajtshme dhe në përgjithësi cilësia e mirë e aseteve të sektorit bankar.
Edhe institucioni nderkombëtar financiar FMN ka ngritur si shqetësim në raportet e fundit të saj monitorim më të shtuar të pasurive të palujtshme,a ishte ky vendim i bankës qëndrore si një zbatim i asaj çfarë ka deklaruar FMN?
Është e vërtetë që FMN e ka ngritur këtë si një element në të cilëin Banka e Shqipërisë duhet të fokusohet megjithatë më duhet të them që vëmëndja e shtuar e Bankës së Shqipërisë për zhvillimet në këtë treg dhe vecanërisht për ekspozimet e sektorit bankar në këtë treg është më e hershme.Ne nëpërmjet raporteve dhe deklaratave të stabilitetiti financiar të paktën në 2-3 vitet e fundit kemi tërhequr vëmendjen për zhvillimet këtë treg për faktin që jemi në një cikël pozitiv financiar i cili duhet zbutur disi pasi kemi një rritje shumë të shpejt të kredisë dhe veçanërisht rritja e kredisë për pasuritë e paluajtshme rezidenciale është e shpejtë kështu që kemi marr masa edhe të natyrave të tjera psh kemi rritur nivelin e shtesës kundërciklike të kapitalit për bankat gjatë vitit 2024. Pra fokusi jonë për këtë zhvillime ka qenë më i hershëm sesa rekomandimi i FMN. Por sigurisht këto masa le të themi adreson edhe këtë koment që ka lënë FMN në raportine tij por më duhet të them që edhe Kuvendi i Shqipërisë në rezolutën e tij për Bankën e Shqipërisë është shprehur që është e nevojshme të monitorohen zhvillime në këtë treg dhe nëse është e nevojshme të merren masat përkatëse dhe gjykojmë që ky vendim i Këshillit Mbikqyrës adreson edhe këtë kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë në rezolutën e tij.
Një vendimmarrje e tillë do të ketë ndikim edhe në reduktimin e huave me probleme?
Ky vendim i adresohet kredisë së re pra kredisë që do të jepet në vazhdim kështu që ai nuk ndikon në nivelin aktual të kredive me problem megjithatë ne gjykojmë që kjo masë është pozitive pasi në njëfarë mënyrë ajo do të ndikojë që cilësia e mirë e raportit të kredive me probleme të cilën en e kemi aktualisht të ruhet.
Një vendim i tillë i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë do të jetë i zbatueshëm nga i gjithë sistemi bankar?
Ky është një vendim i cili ka hyrë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare 5 qershor dhe zbatohet që sot dhe patjetër që do të zbatohet nga bankat.
()