Deputeti britanik Farange ka pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të vizituar vendin tonë.
Në një videomesazh të postuar mbrëmjen e djeshme, Farange ka përdorur një gjuhë të ashpër, duke e quajtur kryeministrin Rama një hipokrit që vepron ndryshe me Italinë me marrëveshjen për emigrantët dhe ndryshe pretendon nga Britania.
“1/50 shqiptarë janë në burg në Britani. Kryeministri Rama thotë se shifrat e mia janë gabim dhe se si mund të mendojmë ne si një shtet të deportojmë të ata që kanë dështuar në kërkimin e azilit. Ai vetë po bën një marrëveshje me Italinë për të marrë disa nga kërkuesit për azil. Çfarë hipokrizie nga ky kryeministër pro BE dhe anti-Brexit.
Nëse je një njeri kaq i mirë, pse nuk i merr të gjithë të burgosurit tonë. Ne kemi kontrolluar 2 herë shifrat dhe e dimë që jeni të saktë. Por ai pretendon të kundërt.
Rama më ka ftuar të shkoj në Shqipëri të diskutojmë shifrat, do ta pranoj ftesën dhe do të raportoj më vonë”, thotë ai në video mes të tjerash.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë ka reaguar sërish për Farage, i cili ka kërkuar deportimin e shqiptarëve, me pretendimin se janë një kombësi që “mbushin” burgjet britanike.
Në një postim në rrjetin social “X”, Rama shkruan se Farage nuk ka qen konsistent me shifrat e të burgosurve shqiptarë në vendin e tij, ndërsa i ka “servirur” britanikut shifra reale nga ambasada shqiptare atje.
Postimi i plotë:
Nigel, Nigel, Nigel…
Nga “një kriminel për çdo pesëdhjetë shqiptarë”, deklarata jote ka degjeneruar në:
“Ndoshta është një në tre apo ndoshta një në katër, nuk e di”
Vërtet? Nuk e di?
Dhe kjo pasi the se i kishe “verifikuar dy herë” shifrat?
Unë tashmë të drejtova te burimi yt — artikulli i The Telegraph, edhe pse i paqëndrueshëm. Por ti duket se këmbëngul në gabim.
Më lejo, pra, të të ndihmoj me pak më shumë qartësi.
Sipas të dhënave të Ambasadës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, një institucion që merret me njerëz të vërtetë, jo me tinguj propagande të Brexit-it, numri i shqiptarëve në Britani nuk është 53,000 siç thotë fillimisht The Telegraph.
Në fakt, po në atë artikull, thuhet qartë:
“Kjo analizë ka gjasa të nënvlerësojë madhësinë e popullsisë shqiptare.”
Më pas spekulohet se numri mund të jetë rreth 140,000.
Në realitet, z.Nigel Farage, e vërteta është kjo: shifra tejkalon 300,000 vetë.
Këta janë *arsimtarë, **punëtorë ndërtimi, **mjekë, **infermierë, **kujdestarë për të moshuarit dhe të sëmurët* , njerëz që shërbejnë me dinjitet në vendin tuaj sikur të ishte i tyre.
Nuk janë mish për propagandën e një epoke të lodhur politike. Janë pjesë e gjallë e shoqërisë britanike.
Edhe pa kontrolluar për moshë, gjini apo status social, përllogaritjet e tua bien. Nuk është një në pesëdhjetë. Dhe absolutisht jo një në tre apo katër.
Këto nuk janë statistika, janë pjesë e frikës e maskuar si “fakt.”
Dua të të pyes drejtpërdrejt tani;
*Pse është kaq e vështirë të pranosh se ke gabuar*, pa fyer dhe baltosur një komunitet të tërë njerëzish që i shërbejnë vëndit tuaj si të ishte i tyre?
Britania është një vend i madh.
Jo më pak falë *diversitetit të saj, **qëndrueshmërisë* dhe *forcës multikulturore*.
Një shoqëri që vuan nga trauma politike *nuk ka nevojë për armiq imagjinarë, **për viktima të rreme, apo **mitologji në vend të realitetit*.
Shpresoj me gjithë zemër që vizita jote e ardhshme në Shqipëri të të frymëzojë të luftosh *për ide, jo **kundër njerëzve* — në frymën e traditës së madhe liberale britanike.
Me kënaqësi do të të mirëpres si *i ftuar nderi* në vendin tonë të bukur.
Por përpara se të shijosh diellin e vërtetë dhe mikpritjen shqiptare, a mund të biem dakord që të flasim për *fakte, e jo për **fantazitë e tua*?
*Le ta caktojmë datën.*