Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt Edwin Simeon Okraku

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt Edwin Simeon Okraku, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri.

Në takim ishte i pranishëm edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Në fillim të vizitës, Presidenti Okraku zhvilloi një tur në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, duke parë nga afër investimet e FSHF-së në infrastrukturë si ministadiumet, qendra e fizioterapisë, palestra, SPA, muzeu i futbollit dhe ambientet administrative.

Gjatë bashkëbisedimit, Presidenti Duka e informoi homologun nga Gana mbi zhvillimet e fundit në futbollin shqiptar, projektet strategjike të realizuara nga FSHF dhe objektivat për të ardhmen. Nga ana e tij, Presidenti Okraku vlerësoi lart standardet e Shtëpisë së Futbollit dhe punën e bërë nga FSHF në drejtim të zhvillimit të futbollit në Shqipëri.

Takimi u fokusua edhe në mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm mes dy federatave, në fusha me interes të ndërsjellë si shkëmbimi i eksperiencave teknike, edukimi dhe zhvillimi i të rinjve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×