Po vijon rinumërimit të votave për qarkun e Fierit. Deri më tani janë numëruar mbi 70% e kutive. Ajo që bien në sy është se në numërimin e parë kandidatit të PS, Ceno Klosi, I janë shtuar 940 vota, që tani do t’i zbriten.
Vota të pamerituara për një nga kandidatët më të përfolur jo vetëm në Qarkun e Fierit, pasi janë 10% të totalit që ai ka marrë në zgjedhjet e 11 majit.
Ndërsa kandidatit që i është bërë më shumë ‘padrejtësi’ është Klevis Jahaj, të cilit nga rinumërimi i shtohen 434 vota, ose më shumë se 15% e votave nga rezultati i 11 majit.

Mandati i Zegjine Çaushit ishte në pikëpyetje për shkak të diferencës së ngushtë me kandidaten Maldrita Bardhos. Por rinumërimi i deritanishëm ka thelluar diferencën në favor të Çaushit, pasi Bardho ka humbur 4 vota, ndërkohë që Çaushit i janë shtuar 62 vota.
Në PD nuk mund të këtë asnjë ndryshim, pasi kjo parti arriti të marrë vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur. Por, gjithsesi shifrat e rinumërimit tregojnë se kampione e votave të pamerituara në këtë kamp është Silva Hasaj me 666 vota që i zbriten nga rinumërimi, më shumë se 25% e votave nga rezultati i 11 majit. Hasaj ndiqet nga Gentian Çela, të cilit i zbriten 214 vota.
()