Në qarkun e Fierit janë rinumëruar mbi 50% e kutive të votimit, duke sjellë ndryshime në rezultatin përfundimtar të subjekteve politike.
Partisë Demokratike i janë zbritur 80 vota krahasuar me rezultatin e 11 majit, ndërsa Partisë Socialiste i janë rikthyer 34 vota, të cilat më parë ishin shpallur të pavlefshme.
Koalicionit “Nisma–Shqipëria Bëhet” i janë zbritur 10 vota, ndërsa Partisë Socialdemokrate i janë rikthyer 8 vota. Po aq vota, 8 në total, i janë zbritur edhe Lëvizjes Bashkë.
Ndryshimet e fundit e bëjnë garën për mandatin e fundit të debatueshme, veçanërisht për “Nisma–Shqipëria Bëhet”, e cila mbetet në pritje të rezultatit përfundimtar.