“Serbia është destabilizuese e Ballkanit”, Artur Meçollari: Është e vetmja në rajon që akuzohet nga presidenti Trump

Eksperti i çështjeve të sigurisë, ish-zv.komandant i Forcave Detare, Artur Meçollari, i ftuar në Log. në News24, u shpreh se Serbia është destabilizuese e Ballkanit, kjo sepse është e vetmja që akuzohet nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Sipas Meçollarit, Serbia ka kapacitete për të destabilizuar Kosovën dhe e ka për qëllim këtë, kështu që deklarata e presidentit Trump e ka një bazë, duke u nisur nga disa akte që kanë ndërmarrë serbët në Kosovë, ku kulmi ishte Banjska.

Artur Meçollari: Fjalët e Trup duhet të kuptohen se mesazh që i jepen qeverisë serbe. Ngjarja ka ndodhur në mënyrë të tillë që dhëndrri i presidentit Trup ka investime në Beograd, djali i president Trump vajti dy herë, por kemi disa ndryshime, siç është vizita e Vuçiç në Uashington, i cili u kthye mbrapa. Kur flitet për një luftë, nganjëherë kuptohet që ushtria rreshtohet dhe futet në territor. Ky është rasti më klasik, por nuk ky i vetmi rast për të ndodhur një akt lufte, një nga rastet është përdorimi i forcave paramilitare. Ne e dimë që Trump e ekzagjëron në shumë raste…

E dyta, që duhet marrë mesazhi, Serbia është destabilizuese e Ballkanit. Kjo sepse është e vetmja që akuzohet nga presidenti i SHBA-së. Por Serbia e mohoi të ketë ekzistuar një akt lufte, por nuk iu kundërvu presidentit Trump. Që Serbia është kërcënuese në rajon, është fakt. Kemi Banjskën, kemi goditjen e linjës së ujit që ndodhi në Kosovë, kemi gjetje armatimesh, terroristë të futur brenda territorit të Kosovës. Serbia ka kapacitete për të destabilizuar Kosovën dhe e ka për qëllim këtë. Pra, deklarata e presidentit Trump ka një bazë

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×