Shembet rruga nga çarja e tubacionit, pesë fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen

Pesë fshatra në Njësinë Administrative Martanesh në Bashkinë e Bulqizës rrezikojnë të izolohen totalisht. Dëmtimi i tubacionit të një hidrocentrali ka bërë që rruga që i lidh ato me Krastën të çahet dhe të bëhet gati e pakalueshme.

Banorët protestuan këtë të martë duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve, në mënyrë që të mos vijojë shembja. Ata shprehen se prej të paktën 6 ditësh kanë lajmëruar kompaninë dhe institucionet, por nuk është marrë asnjë masë.

Dëmtimi i tubacionit ka krijuar një shembje masive të tokës bashkë me rrugën, ndërsa rrezikohen edhe banesat e fshatit Gjon. Po ashtu një tjetër problem i krijuar është edhe dëmtimi i kanalit vaditës së fshatit Gjon, duke lënë të mbjellat pa ujë në temperatura ekstreme të larta.

Kryetari i fshatit Gjon, Kasem Muça thotë se ka njoftuar të gjitha institucionet por deri tani nuk ka ndërhyrje. Rruga në fjalë është asfaltuar vetëm dy vite më parë dhe lidh fshatrat Gjon, Peshk, Val, Lenë e Balenj me qytetin e Krastës.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×