Temperaturat e larta/ Habit Nikola Ndoni: Mos konsumoni shumë shalqi! Frenon…

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” me Klevin Mukën në News24 ishte i ftuar këshilluesi i mjekësisë holistike Nikola Ndoni.

Mes të tjerash ai foli ne lidhje me temperaturat e larta dhe mënyrën se si duhet të ushqehemi dhe veprojmë për t’u ndikuar sa më pak.

Sipas tij duhet pasur një kujdes i veçantë me ushqimin, madje ka habitur duke u shprehur se edhe konsumimi i shalqinit, një nga frutat më shumë të përhapura në këtë periudhë, nuk është i shëndetshëm aq sa mendonim.

“Njerëzit duhet të kenë kujdes me ushqimin. Jo shalqin sepse ka sheqer dhe fruktozë. Duhet energji në qeliza, fruktoza e ndalon këtë prodhim energjie/ Duhet të marri perime të freskëta, kastraveci është fantastik, lëngu i selinosë gjithashtu. Nuk duhet të mungojë edhe ushqimi shtazor. Ujë duhet të pimë sa duhet, jo të pimë sa më shumë të mundemi.
Shmangni edhe orën e pikut”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×