Nëna e 12-vjeçares së abuzuar nga babai në Fier rrëfeu në emisionin Me zemër të hapur në News 24 dramën që po kalon pas ngjarjes tronditëse.
Ajo tregon se është në një situatë të vështirë, pa shtëpi dhe të ardhura, duke u lutur për ndihmë nga shteti. Gruaja kërkon strehim dhe ushqime për fëmijët e saj, ndërsa shpreh shqetësimin më të madh për shëndetin dhe mirëqenien e vajzës. Një apel i dhimbshëm për ndihmë dhe drejtësi për familjen e prekur.
Nëna u shpreh se dëshiron ta takojë vajzën 12 -vjeçare, e cila ndodhet në një qendër rehabilitimi në Tiranë.
Nëna e 12-vjeçares së abuzuar: Ishte e diel dhe dolëm xhiro të gjithë bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët. Pasi kthehemi hamë bukë dhe unë i vë të gjithë fëmijët në gjumë. Vajza e madhe fle te dhoma ku ishte hapur dritarja që kishte ikur. Tragjedia që ma ra mua mos i rëntë njeriu. Unë jam mes katër rrugëve, shtëpi nuk kam, të ardhura nuk kam.
I lutem, i përgjërohem shtetit, të më ndihmojnë me një strehim për fëmijët. Unë s’kam ushqime, kanë ngelur dhe fëmijët pa bukë tani. Na ra halli tani dhe jam në mes të katër rrugëve. I kërkoj ndihmë shtetit. Uroj që vajza të jetë mirë, më intereson që ajo të jetë mirë. Dua ta takoj vajzën time.