Një automjet është përfshirë nga flakët në Unazën e Madhe në Tiranë ditën e sotme.
Makina tip “Mercedes-Benz” është shkrumbuar tërësisht nga zjarri, ndërsa nuk raportohet të ketë pasur lëndime në njerëz.
Sakaq, flakët janë shuar pas mbërritjes së zjarrfikëses, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.