Në Londër, kanë nisur takimet e raundit të parë të grand slam-it të Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar. Spanjolli Carlos Alcaraz ka vuajtur shumë në ndeshjen hapëse, duke fituar 3-2 ndaj italianit Fabio Fognini. Paraqitje impresionuese e tenistit italian ndaj favoriti dhe kampioni në fuqi Alcaraz. Vetë Fognini deklaroi se pas kësaj ndeshje do të rimendojë tërheqjen nga tenisi.
Fitore të vështirë korri edhe britaniku Cameron Norrie, që avancon më tej. Turneu ka dhuruar disa surpriza te meshkujt, siç janë eliminimet e rusit Daniil Medvedev dhe danezit Holger Rune. Në raundin e dytë kualifikohen Andrey Rublev e Jiri Lehecka.
Te femrat, numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, fitoi 2-0 Carson Bransatine. Më tej shkon edhe Elina Svitoliona e Ukrainës si dhe amerikania Madison Keys. Edhe te femrat ka disa surpriza që në shtat, siç është eliminimet e Ons Jabeur, Paula Badosa dhe Jelena Ostapenko. Në raundin e dytë avancojnë tenistja japoneze Naomi Osaka, ajo italiane Jasmine Paolini dhe britanikja Emma Raducanu.