Zbulohet një plantacion me 165 fidanë kanabisi pranë kanaleve të ujitjes në Selanik, arrestohet shqiptari

Policia në një zonë rurale të Halkidonit, Selanik , zbuloi një plantacion me 165 fidanë kanabisi dhe arrestoi një 37-vjeçar shqiptar. Fidanët, 20 deri në 30 centimetra të lartë, ishin në fazë rritjeje dhe ishin mbjellë në një zonë të projektuar dhe të pastruar posaçërisht, pranë kanaleve të ujitjes.

37-vjeçari dyshohet se ka kultivuar fidanët edhe një bashkëpunëtor tjetër.

Një hetim nga Departamenti i Policisë së Paionisë i kishte paraprirë arrestimit të 37-vjeçarit. Përveç fidanëve, u sekuestrua edhe një motoçikletë e përdorur nga autorët për të shkuar në vendngjarje, e cila rezultoi se ishte vjedhur shkurtin e vitit të kaluar.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×