Abuzoi sek*ualisht me vajzën e tij të mitur, gjykata lë në burg 36-vjeçarin nga Fieri

“ Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier për 36-vjeçarin e dyshuar si abuzues i vajzës së tij të mitur 12- vjeçare.

Ai mbërriti në ambientet e gjykatës rreth orës 10:00, me kokën ulur, ndërsa ka dhënë dëshminë e tij para trupit gjykues të përbërë nga Prokuror Genci Mane, gjyqtar Nertil Dushku dhe avokat kryesisht .

Në dëshminë e tij në polici, 36-vjeçari pohoi se e ka bërë vetëm një herë një akt të tillë të turpshëm, ndërsa ka pranuar se ka abuzuar me vajzën e mitur. Para trupit gjykues 36-vjeçari ka qëndruar gjithë kohën me kokën ulur dhe ka pohuar abuzimin.

Ekspertiza mjeko- ligjore ka vërtetuar se ai ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën. Ndërkohë në prononcimin e saj për mediat nëna e të miturës ka pohuar se abuzimi ka qenë sistematik, ndërsa ka kërkuar dënim maksimal për bashkëshortin e saj. Ajo ka pohuar gjithashtu se nuk ka qenë në dijeni më herët dhe gjithçka e ka mësuar pas denoncimit të vajzës në polici.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×