
Aktori Salsano Rrapi, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Hap Ç’ju” me Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj, ku ndau me publikun momente të rëndësishme nga jeta dhe karriera e tij.
Gjatë bisedës, Salsano foli për rrugëtimin e tij profesional si moderator dhe aktor, duke ndarë disa reflektime personale dhe të sinqerta. Ai rrëfeu edhe “linjën e jetës”, siç u quajt nga vetë emisioni, përmes një qasjeje plot ndjeshmëri dhe humor.
I pyetur nëse do të merrte pjesë në edicionin e pestë të “Big Brother VIP”, Salsano tregoi se është ndjerë shpeshherë i tunduar:
“Kur e shoh BBV është shumë tunduese, sidomos kur ka debate. Mendoj që po të isha aty, do reagoja, do thoja diçka. Por nuk rri dot larg njerëzve të mi të dashur dhe miqve. Kam një rutinë që më mbush jetën me gëzim, përveç halleve të zakonshme që kemi.”
Ai shtoi gjithashtu se:
“Kur hyn aty brenda, jashtë thuhet çfarë nuk thuhet. Fillojnë fantazitë, kur ti nuk je… dhe ato vazhdojnë për katër muaj. Ndërsa kur je vetë pjesë, është ndryshe.”