Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Lindja e fëmijëve në SHBA me vizë turistike mund të sjellë…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim të qartë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se përdorimi i vizës turistike me qëllim për të udhëtuar drejt SHBA-ve për të lindur fëmijë dhe për të siguruar shtetësinë amerikane për ta, është i ndaluar.

“Përdorimi i vizës turistike për të udhëtuar kryesisht me qëllimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijën tuaj nuk lejohet dhe mund të çojë në refuzimin e vizës”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të jenë të sinqertë në qëllimin e udhëtimit kur aplikojnë për viza dhe thekson se çdo shkelje mund të ndikojë negativisht në aplikimet e ardhshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×