Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Pajtime Fetahu, ish-gjyqtarja e lidhur me grupin e Suel Çelës mbetet në burg

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 02.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 160 akti, datë 23.06.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim P.F., me objekt: “Ankim kundër vendimit nr. 355, datë 28.05.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit (shuarjen e masës së sigurimit) “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin nr. 138, datë 22.11.2024 dhe të konfirmuar me vendimin nr. 146, datë 27.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

1. Shfuqizimin e urdhrit/vendimit nr. 355, datë 28.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Rrëzimin e ankimit/kërkesës së të hetuarës znj. P.F., mbi kohëzgjatjen e paraburgimit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×