Eksperti autoteknik, Koço Simaku, duke folur për temën në Log. në News24, “A dinë shqiptarët t’i japin makinës?”, u shpreh se kur mungon edukata qytetare, mos mendo që edukata rrugore të jetë mirë, problem që nuk merr zgjidhje.
Simaku foli edhe për systemin e gjobave. Sipas tij, Shumë qytetarë e marrin vesh që kanë gjoba vetëm kur u ndalon polici, ndërkohë që psh nga 300 mijë që ka gjoba, atij i kanë vajtur 460 dhe i janë hequr dhe pikë nga patenta.
Koço Simaku: “Edukata rrugore është në nivelet më të ulëta. Kur mungon edukata qytetare, mos mendo që edukata rrugore të jetë mirë. Nuk guxon t’i flasësh në rrugë dikujt që po ecën keq, sepse të kthehet në mënyrat më të poshtra. Kjo është e para, edukata, një problem që nuk po merr zgjidhje.
Sa u përket gjobave, e dimë që janë shtuar radarët dhe masat, por pa më njoftuar për shkeljen, nuk mund të vilet gjoba. Ku funksionon te ne adresa? Po, të vjen me e-albania, por nuk mund të rrish gjithë kohës të shohësh, për më tepër një kategori njerëzish që ende nuk dinë si ta përdorin. Shumë qytetarë e marrin vesh që kanë gjoba vetëm kur u ndalon polici, ndërkohë që psh nga 300 mijë që ka gjoba, atij i kanë vajtur 460 dhe i janë hequr dhe pikë nga patenta. Kjo nuk mund të funksionojë kështu, t’i biesh një mase.”
()