FORMULA 1/ Nga zhvillimet te drejtori teknik, koha e humbur te Ferrari

Për të kuptuar të tashmen, duhet të gërmosh në të kaluarën. Ferrari i këtij viti, deri tani larg pritjeve, është produkt i asaj që ndodhi gjatë kampionatit të kaluar.

Një sezon mjaft konfuz, që pa edhe largimin Enriko Kardiles nga Maranelo. Ky largim e la “kokëkuqen” pa një drejtor teknik, një rol të marrë përsipër përkohësisht nga drejtori i ekipit, Frederik Vasër, në pritje të mbërritjes së Loik Serra nga Mercedesi. Sot, duke parë prapa, kuptojmë se ato gjashtë muaj errësirë ishin në rrënjë të problemeve të makinës aktuale.

MENAXHIMI I FERRARIT Krijimi i SF-25 ishte me të vërtetë i trazuar, dhe pikërisht në muajt në të cilët do të kishte qenë i nevojshëm koordinimi maksimal nga udhëheqësit teknikë të Maranalos. Në praktikë, çdo departament i skuderisë u detyrua, në atë fazë, të vazhdonte në mënyrë autonome në vetëmenaxhim, përballë largimit të atyre që i kishin koordinuar ata deri në fund të pranverës. Mungesa e një drejtori teknik, në një moment delikat në zhvillimin e projektit, mund të ketë qenë burimi i shumë problemeve të Ferrarit, sipas opinioneve të disa teknikëve.

KARDILE DHE ZGJEDHJET Vendimi për të miratuar pezullimin e ri të përparmë të njëvendëshes u mor përpara se Kardile të largohej nga Maranelo. Por më pas ishte e nevojshme t’u jepej vazhdimësi koncepteve të caktuara, me një drejtim të qartë, por makina e këtij viti ka treguar mangësi në dialogun midis pezullimit dhe platformës aerodinamike. Probleme që dolën nga testet para sezonit në Bahrejn dhe u vunë re menjëherë nga Luis Hamilton dhe Sharl Lëklerk. SF-25, e vendosur në pistë, dha rezultate shumë të ndryshme krahasuar me ato që dolën në tunelin e erës dhe në simulator.

METODA MEKLAREN Ndjeshmëria e makinës ndaj ndryshimeve në lartësinë nga toka është një fenomen që është i vështirë të përsëritet me modele “virtuale”, si në rastin e fryrjeve me pjesën e poshtme në shtresën metalike (tani gome) të tunelit të erës. Një problem i zakonshëm, i njohur mirë edhe për ekipet e tjera. MekLaren, për të kapërcyer këto kufizime dhe për të përshpejtuar miratimin e zhvillimeve këtë sezon, shpesh ka prezantuar komponentë të rinj, duke prodhuar vetëm një ekzemplar për ta çuar në pistë. Gjithashtu edhe për shkak se ekziston projekti i vitit 2026 i makinës që do të zhvillohet paralelisht. Kështu, ekipi i udhëhequr nga Andrea Stela ka verifikuar korrelacionin me të dhënat e marra në fabrika.

RITMI I ZHVILLIMIT Ferrari, përveç vuajtjeve nga problemet e lindura të ekuilibrit, ka treguar një ritëm më të ngadaltë se konkurrentët në përditësimin e zhvillimeve. Gjithashtu, edhe mbi këtë problem, Hamilton bën thirrje për përpjekje më të mëdha për t’u përmirësuar sezonin e ardhshëm. Mercedesi, për shembull, preferoi të prezantonte fundin e ri “W16” tashmë në Imola, duke e lënë mënjanë për dy gara, dhe pastaj duke e adoptuar përsëri nga Montreali, ku dominoi Xhorxh Rasëll.

SINJAL NGA MARANELLO Në Çmimin e Madh të Austrisë, Ferrari më në fund bëri një hap përpara, të paktën në kualifikuese. Dyshemeja e re e modifikuar funksionoi, edhe pse nuk i zgjidhi të gjitha problemet e makinës SF-25. Ferrari kishte një ekuilibër të përmirësuar dhe një qëndrueshmëri më të madhe në performancën aerodinamike të makinës, pas dhjetë garash me vuajtje. Diçka që ndoshta mund të ishte shmangur, siç mendojnë edhe shumë teknikë të ekipeve rivale, pa atë periudhë të gjatë tranzicioni në mesin e vitit 2024, e cila duke marrë parasysh gjithçka, ndikoi në fatin e këtij kampionati.GVDFGFDGVV


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×