Gazment Bardhi: Ceno Klosi e ka në gjak vjedhjen, e nisi në tatime dhe e përfundoi në vota

Kreu i Grupit të PD, Gazmend Bardhi, ka reaguar pas përfundimit të rinumërimit të votave në Qarkun e Fierit, ku sipas rezultatit, Zegjine Çaushi humbi mandatin e deputetes së PS, duke ia marrë vendin Maldrita Bardho e PS-së.

Ndërkohë që ky process, sipas Bardhit, tregoi dy njerëzit më të afërt të drejtueses politike të Fierit, Belinda Balluku, pra Ceno Klosi dhe Zegjine Çaushi janë hajdutë. Rinumërimi nxorri në pah se Ceno Klosi kishte 831 vota më shumë në procesverbale seç kishte realisht në kutitë e votimit.

Kurse Zegjine Çaushi e humbi mandatin pasi iu zbritën votat, teksa rezultoi se i ishin shtuar padrejtësisht 48 vota, dhe nga zbritja e tyre humbi mandatin me 10 vota diferencë.

“Rinumërimi në Fier konfirmojë që dy njerëzit më të afërt, janë hajdutë si vetë TUTORJA!

Yjet e Belinda Ballukut në Fier Zeqirja dhe Cenushi: Një me mandat të vjedhur dhe tjetri me vota të vjedhura.

Ceno Klosi e ka në gjak vjedhjen, e nisi në tatime dhe e përfundojë në vota, por keqardhja është për të rinjtë në PS që ndjekin modelin e Belindës, merr pa të drejtë çfarë të del përpara. Hajdutë të rëndomtë!”, shprehet Bardhi.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×