Gjipali: Samiti i Shkupit rikonfirmoi ecurinë pozitive të Shqipërisë për në BE. Mbyllja e negociatave brenda 2027 ambicioze, por e arritshme

Eksperti Gledis Gjipali, i ftuar në News 24, theksoi se Samiti i Shkupit rikonfirmoi rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Ai vlerësoi se mbyllja e negociatave brenda vitit 2027 është ambicioze, por e arritshme. Gjipali nënvizoi rëndësinë e dialogut dhe shmangies së konflikteve bilaterale për të parandaluar bllokimet në rajon.

Po ashtu, ai komentoi debatin mes kryeministrit Rama dhe deputetit britanik Farage, duke theksuar rëndësinë e imazhit pozitiv të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Gledis Gjipali, ekspert i çështjeve të integrimit: Samiti në Shkup rikonfirmoi ecurinë e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së. Mbyllja e negociatave deri më 2027 është ambicioze, por e arritshme. Është e rëndësishme që mos ketë konflikte bilaterale, që mos kemi probleme të mëdha me Bashkimin Europian. Dialogu dhe mirëkuptimi janë tepër të rëndësishme dhe të mos ketë bllokime, që kthehen në pengesa në të gjithë rajonin. Shqipëria duhet të punojë në mënyrë intensive për grup-kapitujt.

Në lidhje me debatin mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit britanik Farage e shoh si diçka që ka lidhje me imazhin. Rama po i tregonte deputetit të MB se Shqipëria nuk ka vetëm anë negative, por ka dhe anë pozitive. Do ishte mirë që Rama dhe Farage të takohen, sepse ne kemi parë politikanë të huaj që janë surprizuar pozitivisht në Shqipëri, që nga njerëzit, klima etj.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×