Guirassy bën heroin, tani Dortmund sfidon Realin, Kovac: Mezi po e pres, e njohim Alonson (VIDEO)

Nuk shkuan në SHBA me stofin e favoritit, por B.Dortmund e sheh vetes mes tete ekipeve të kualifikuara në Botërorin e Klubeve, tani vjen edhe pjesa më e vështirë pasi në çerekfinale i pret Real Madrid. Ekipi i Nico Kovac triumfoi 2-1 përballë Monterrey, një ndeshje që praktikisht u vendos që në fraksionin e parë ku Guirassy me një “dopietë” rezultoi përcaktues.

Në minutën e 14-të, sulmuesi nga Guineja mori një asist të pastër në zonë nga Adeyemi dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë. Në të 24-tën, sërish Adeyemi, ketë herë me një zbritje të shpejt në sulm, kthehu një top në qendër për Guirassy, me këtë të fundit që nuk fali duke dyfishuar shifrat. Ekipi meksikan tentoi të rikthej në lojë, madje me fillimin e pjesës së dytë ngushtuan shifrat në 2-1, por vetëm kaq, pa mund të dërgonin ndeshjen në shtesë, pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Nuk do të ketë një përballje me të kaluarën për Sergio Ramos, pasi në çerekfinale Realin e sfidon Dortmund.

Nico Kovac tani pret me padurim të përballet me Alonson, me Real Madrid: “Mendoj se për ne, për B.Dortmund, por dhe për futbollin gjerman në tërësi është një gjë e madhe që ndodhemi në këtë fazë. Ne e njohim shumë mirë Alonson. Ai punoi për dy vite në Gjermani dhe bëri një punë fantastike. Tani ai po zbaton gjithçka që fitoi te Leverkusen tek Real Madrid. Pra, presim të njëjtën gjë si ndaj Leverkusen, vetëm me lojtarë të ndryshëm. Mezi po e presim këtë takim. Mendoj se nëse japim gjithçka në fushë, siç bëmë këtë herë, mund të kemi një shans të mirë”, theksoi trajneri i Dortmund.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×