Më pak se 100 kuti nga përfundimi i rinumërimit për Fierin/ Rreth 1 mijë vota të hequra Ceno Klosit dhe qindra të tjera të shtuara për kandidatin tjetër socialist, shifrat e deritanishme

Po shkon drejt përfundimit tashëm rinumërimi i votave të 11 majit për qarkun e Fierit.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se janë rinumëruar tashmë 488 kuti, ndërsa mbeten edhe 94 kuti nga fundi i procesit, i cili pritet të përmbyllet sot.

Në nivel partish, PD-ASHM do t’i hiqen 112 vota nga numërimi fillestar, ndërsa Partisë Socialiste do t’i shtohen 31 vota.

Ndërkohë ndryshime të mëdha ka pasur me votën preferenciale.

Kandidatja Silva Hasaj nga Partia Demokratike ka marrë 689 vota më tepër në numërimin e parë, vota që do t’i hiqen pas rinumërimit.

Ndërsa kandidatit Ceno Klosi do t’i hiqen 925 vota të shënuar në favor të tij në numërimin fillestar.

E kundërta ka ndodhur me kandidatin Klevis Jahaj të cilit i janë hequr 480 vota me numërimin fillestar, vota që do t’i shtohen pas përfundimit të rinumërimit për Fierin.

Megjithatë duhet theksuar se edhe pse diferenca me vota ka qenë e madhe, situata me mandatet e deputetëve në këtë qark nuk ndryshon.

Ditën e nesërme prite të nisë procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Durrësit, ku janë për t’u administruar 360 kuti.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×