Tak Fak është ndalur këtë herë në qytetin e Kamzës, në emërtimet e rrugëve të këtij qyteti, ku gjen emra të shumë vendeve të botës, por edhe të organizmave ndërkombëtarë.
Qytetet më të rëndësishëm të botës, shtete mijëra e mijëra kilometra larg, iniciale organizatash ndërkombëtare…të gjitha mbledhur bashkë në rrugët dhe rrugicat e Kamzës.
Emra si Napoli, Oslo, Manhatan, Berna, Kulla Eifel, Florida, Kanada, NATO apo OSBE janë aty në një ansambël ndërkombëtar që nuk ka të dytë në planet.
Shumë vite nga fenomeni që çuditi dynjanë dhe përtej humorit që nuk e shmang dot, si ndihen sot banorët e Kamzës? Si ndihet për shembull banori i rrugës me emrin Florida, shteti ku jeton Trump, ndaj banorit të rrugës përballë Kanada, duke ditur që Trump kërkon ta aneksojë shtetin fqinj? A do të plasë lufta mes tyre?
Humor dhe shumë zhgënjim nga banorët…
()