Tak-Fak ka intervistuar turistë të huaj që e kishin për herë të parë që vizitonin qytetin e Gjirokastrës. Çmimet u dukeshin normale për një qytet që vizitohen nga qindra turistë në ditë.
Ndërsa tregtarët u shprehën që ka një rënie të turizmit në krahasim më vitet e tjera. Të huajt ishin të kënaqur me atë çfarë ofronte Gjirokastra, por edhe Shqipëria në tërësi ju pëlqen shumë, ku shumë turistë thonë se do të vijnë sërish në vendin tonë.
Pronari i një restoranti te Kalaja shprehet se deri tani nuk ka ndonjë prurje të madhe turistësh. Në krahasim me vitet e tjera ka rënie, por presim se është fillimi. Ka më shumë turistë të huaj polakë, ukrainas, etj
Sipas tregtarëve vendas gjirokastritë, turistët e huaj e lëshojnë më shumë lekun, ndërsa turistët shqiptarë kursejnë.
()