Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë. Çfarë pritet të ndodhë

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca për shqyrtimin gjyqësor të të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt: Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës.

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ka mohuar fajësinë në seancat e mëparshme. Ai tha se nëse aktakuza kundër tij provohet, do të kërkojë vetë dënim me burgim të përjetshëm.

Granit Plava nuk ka folur në gjykatë, ndërsa Kushtrim Kokalla mohoi akuzat ndaj tij. Prokurorja Javorka Perlinçeviq njoftoi se Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj tre të pandehurve për krime të rënda.

Hetimet kanë treguar se ekziston dyshim i bazuar për përfshirjen e tyre në këtë krim. Prokuroria mbështetet në shumë deklarata të dëshmitarëve dhe prova materiale. Ajo është e sigurt se të akuzuarit kanë kryer veprat për të cilat po gjykohen.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×