Jannik Sinner fitoi lehtësisht në Wimbledon në derbin Italian ndaj Luca Nardit me rezultatin 6-4, 6-3, 6-0 dhe kaloi në raundin e dytë ku do të përballet me australianin Aleksandr Vukic. Sinner dominoi ndeshjen, duke qenë i barabartë vetëm në setin e parë, ndërsa më pas imponoi superioritetin e tij.
Nga ana tjetër, Novak Djokovic kaloi gjithashtu pa probleme në raundin e dytë pas një beteje të fituar 3-1 me sete ndaj francezit Muller. Pas një fillimi të lehtë me 6-1, Djokovic u përball me rezistencë në setin e dytë, të cilin e humbi në tie-break, por u rikthye fuqishëm duke fituar setet e mëtejshme me 6-2, 6-2.
Ndërsa, një surprizë erdhi nga eliminimi i Alexander Zverev, nr.3 I botës, i cili pas një ndeshjeje të gjatë u mund 3-2 me sete nga francezi Rinderknech. Ndeshja pati shumë kthesa dhe tie-break-e, por në setin e pestë francezi doli fitues me 6-4.
Po ashtu, dolën nga gara edhe Bublik, Eubanks, Michelsen dhe Walton pas ndeshjeve të ngushta me rezultatin 3-2.
Ndërkohë tek femrat suprizën e solli eleminimi I tenistes amerikane nr.2 në botë dhe favorites për të triumfuar në këtë turne Coco Gauf, e cila u mund 2-0 nga ukrainasja Yastremska.