Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan! Vasili: Qeverisë ‘plehrë’ i digjen plehrat pa incenerator

Deputeti Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke e cilësuar si “qeveri plehrash” dhe duke e akuzuar për dështim total në menaxhimin e mbetjeve.

Ai denoncoi mungesën e funksionimit të inceneratorëve dhe shpenzimet e mëdha për projekte që sipas tij nuk ekzistojnë.

Sipas Vasilit, kjo situatë është pasojë e një korrupsioni të thellë dhe një politike të dështuar mjedisore.

Postimi i deputetit Petrit Vasili:

Qeverise plerë i digjen plehrat pa incenerator!

Qeveria e Rames ka lindur nen shenjën e plehrave dhe keshtu edhe do te perfundoje.

Pa vene kemben ne qeveri Rama ju leshua plehrave, nxori ministrat, nxori ushtrine, plasi puna vullnetare, u hodhen gjithe televizionet te filmonin dhe te gjithe thane: e zgjidhi ky, mbaroi kjo pune.

Por nje vit me pas ketij ” suksesi” te papare shpalli emergjencen kombetare te plehrave per te justifikuar megavjedhjen e shekullit inceneratoret.

U hodhen ne toke te gjitha strategjite europiane per trajtimin e plehrave dhe qeveria e plehrave vendosi se djegja me incenerator eshte nje kryeveper qe vetem Rama me te tijte e dinte.

Megjithse ky ishte nje turp dhe krim mjedisor me pasoja te frikshme  per dekada ju futen inceneratoreve me hap te shtrire per ti mjele milionat e tyre deri ne fund.

Prap inaugurime, prap televizione, prap pallavra se do benin hatane dhe do i digjnin plehrat me inceneratore dhe miliona euro shpenzoheshin e grabiteshin  pafund.

Rezultati me spektakolar nuk behet, asnje incenerator nuk funksionon, ndersa kryevepra e korrupsionit inceneratori i Tiranes as edhe nuk ekziston fare, po fare fare.

Ku gjendemi aktualisht pas 12 vjetesh te qeverise se plehrave.

Situata eshte me keq se ne Afrike.

Marrin flake malet e plehrave e behet nami ne Vlore ne kulmin e turizmit, flake dynjaja ne malin e plehrave ne Elbasan e po keshtu ne Shijak e ne vazhdim ne te gjithe Shqiperine.

Qeveri plehrash, mentalitet plerë dhe hajdute per tu flakur ne plehra, kjo eshte trajektorja 12 vjecare e Rames dhe  rilindjes.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×