Chelsea ka afruar sulmuesin brazilian, Joao Pedro nga skuadra e Brighton. Pedro, ka firmosur një kontratë, që do ta mbajë në Londër deri në vitin 2032.
Operacioni në fjalë i ka kushtuar arkave të Chelseat jo pak por 55 milionë funte.
“Chelsea është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e lojtarit brazilian Joao Pedro nga Brighton and Hove Albion”.
“Sulmuesi 23-vjeçar ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me “Blutë” që vlen deri në vitin 2033 dhe i bashkohet skuadrës menjëherë përpara çerekfinales së Kupës së Botës për Klube kundër Palmeiras”, thuhet në njoftim.
The boy from Brazil. 🇧🇷 pic.twitter.com/lVM8B9TlBV
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 2, 2025