
Amal Clooney do të bëjë gjithçka për të ruajtur privatësinë e familjes së saj.
Aktivistja 47-vjeçare foli me Glamour rreth partneritetit të saj me bashkëshortin George Clooney, jetës së saj private familjare dhe vendosjes së kufijve në një bisedë me Charlotte Tilbury. Amal, e cila ka binjakët 8-vjeçarë Ella dhe Alexander me aktorin fitues të çmimit Oscar, zbuloi se kur mysafirët vizitojnë shtëpinë e saj, ajo ua merr telefonat për të krijuar një hapësirë të sigurt për momente private.
“Krijimi i momenteve dhe hapësirave private po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Por kjo është edhe arsyeja pse ne argëtohemi shumë në shtëpi“, tha ajo për median. “Tani kam një shportë telefonash që e përdor për t’ua marrë telefonat të gjithëve!”
“Është e rëndësishme të gjesh atë ekuilibër ku ke kohë vetëm me familjen tënde dhe me miqtë e tu, ku njerëzit ndiejnë se mund të kesh një shkëmbim të sigurt dhe të sinqertë”, shtoi ajo. “Dhe do të thoja se të bëhesh prind do të thotë që je më i shqetësuar nga disa ndërhyrje. Kështu që ne bëjmë çmos për të minimizuar çdo ndikim tek fëmijët tanë. Ne nuk i nxjerrim fëmijët tanë, nuk kemi publikuar kurrë fotot e tyre apo diçka të tillë.”
Pas dasmës së tyre në Itali në vitin 2014, George dhe Amal mirëpritën binjakët e tyre Alexander dhe Ella në qershor 2017. Clooney-t janë shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e projekteve të punës për t’u siguruar që fëmijët e tyre të kenë përparësi.