Mentor Kikia: Të rinjtë shqiptarë shkojnë në Britani për të punuar në shtëpi bari, debati për të burgosurit mbulon problemin në Shqipëri

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia mendon se debate Rama-Farage në lidhje me të burgosurit shqiptarë në Britani është debat koti që i shërben Kryeministrit shqiptar në këto ditë korriku, për të mbuluar realisht problemet e tjera që ka ky vend.

Duke folur në emisionin Log. në News24, Kikia theksoi se kontigjenti që shkon në Britaninë e Madhe niset me pikësynimin që të punojë te shtëpia e barit. Sipas tij, ky është problemi i madh në këtë vend, pasi ky brez nuk ka më asnjë shans të arsimohet dhe të marrë një profesion.

Mentor Kikia: “Ky debat u bë tani sepse i duhet Ramës, sepse i duhet të mbajë gjallë një debat në korrik kur nuk ka shumë lajme. E shfrytëzoi Melonin, ku me përulje, ku me përqafime, ku me dhurata dhe me sa duket mbaroi kjo histori, tani fabrikoi nga hiçi tashmë një lajm që çuditërisht u bë i zgjeruar në mediat shqiptare se si Rama i përgjigjeti deputetit britanik që urren shqiptarët.

Përtej kësaj, është historia e kriminalitetit dhe historia e shifrave është gjëja më idiote. Çfarë rëndësie ka për interesat kombëtare të Shqipërisë se sa shqiptarë në Britani ndodhen në burgje atje. Problemi më i madh është se të rinjtë në fshatrat shqiptare lënë provimin e maturës dhe marrin furgonin dhe largohen sepse ka dalë njëri t’i presë. Problemi është se çfarë mund të bëjë një grup 16-vjeçarësh në Londër, pa gjuhë, pa profesion? Është i gjithi kontigjent që shkon më pikësynimin te shtëpia e barit. Ky është problem i madh në këtë vend.

Ky brez nuk ka më asnjë shans të arsimohet dhe të marrë një profesion, të rinj që shohin kushëririn që sjell 3 makina apo ndërton vilë. Përpjekja për të ngritur këtë debat, është më tepër për ta mbuluar problemin, ndërsa çështja e emigrantëve që mund të vijnë këtu në Shqipëri është totalisht çështje tjetër.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×