Pas emisionit Vetting, drejtësia “troket” për nënë Namirën – Gjykata e Apelit e lejon të shesë shtëpinë. E moshuara: Falenderoj News24!

Emisioni investigativ Vetting, News24

“Troket” drejtësia për nënë Namirën
Një nënë e thjeshtë, por e fortë në dhimbje, u përball jo vetëm me humbjen tragjike të të birit, Halil Koka, por edhe me një shtet që heshti. Dhimbjes së krimit iu shtua zvarritja ligjore, mungesa e drejtësisë dhe indiferenca e institucioneve. Namire Koka shprehet:
“Falenderoj televizionin News24, që më dha mundësinë t’i kërkoj ndihmë emisionit ‘Vetting’. Po të mos ishte ai emision, unë ende nuk do e kisha zgjidhur çështjen. Gjyqtarja e la në heshtje – nuk e di pse. Për mua, faleminderit, faleminderit shumë emisionit ‘Vetting’, që më dha mundësinë të marr një vendim në Gjykatën e Apelit”.

Për muaj të tërë, çështja që lidhej me të drejtën për të shitur shtëpinë një pronë që për Namire Kokën ishte kthyer në vend vuajtjeje mbeti pezull në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës. Asnjë vendim, asnjë shpjegim. Vetëm pas ndërhyrjes publike dhe mediatike, rrota e drejtësisë nisi të lëvizë.

“Gjykata e Apelit vendosi të rrëzojë vendimin e gjyqtares Manjola Beluli, që e mbajti në heshtje çështjen dhe më zvarriti për muaj të tërë në dyert e gjykatave. Sekretarja nuk më jepte asnjë shpjegim. Emisionit ‘Vetting’ i kërkova ndihmë, më dha mundësinë dhe më ndihmoi që të shes pronën. E bëra këtë që, kur të vijë djali (nipi) të mos përfshihet në këtë çështje që për mua ishte një dhimbje e madhe”, shprehet Namira.

Ky nuk ishte thjesht një vendim për një pronë, por një çlirim emocional. Në oborrin e pallatit ndodhi krimi. Përballë shtëpisë, përballë njësisë vendore, dhe jo larg gjykatës. Ndërsa la nënën në shtëpi për të marrë pjesë në një ceremoni mortore me shokët dhe të afërmit, Halil Koka u sulmua pabesisht nga 35-vjeçari Ilir Koçilja. Aty humbi jetën Halili i biri i vetëm. Aty u thye zemra e një nëne.

Për të mbrojtur nipin e vogël, Leos që në atë kohë ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë, nëna e Halilit mori një vendim të vështirë: Ta largonte atë dhe nënën e tij jashtë Shqipërisë, në Itali, tek të afërmit, larg vendit të dhimbjes.

Sot, pas një viti e gjysmë, ata kthehen për të festuar ditëlindjen e pestë, por pa babain e tij. Nëna Namire shprehet: “Pres nipin të vijë. Është ditëlindja e parë që e feston pa babain. Ai e ka lënë 3 vjeç e gjysmë. Më 3 korrik mbush 5 vjeç. Do vijë bashkë me nënën e tij dhe do ta festojmë, por me zemër të thyer. Leo, Leon Koka quhet nipi. Mezi po e pres”.

Por, rrugëtimi nuk ndalet me një vendim gjykate. Ai vazhdon përmes heshtjes së të afërmve të autorit të krimit. Përmes ftohtësisë së fqinjëve që dikur ndanin të njëjtin koridor. Përmes heshtjes së një komuniteti që zgjodhi të mos reagojë.

“Ndjehem shumë e keqardhur për gjithçka ka ndodhur. Nga familja e vrasësit nuk kam marrë asnjë telefonatë, asnjë ngushëllim. Sepse ishin në dijeni për gjithçka”, pohon Namire Koka.

Por më e rëndë se heshtja është mosreagimi i institucioneve. Tre denoncime ishin bërë më parë ndaj autorit të vrasjes një person i njohur për dhunë dhe probleme të vazhdueshme në lagje. Policia ishte në dijeni, por askush nuk ndërhyri.

“Shteti qëndroi shumë indiferent. Policia ishte në dijeni. Tre herë djali im Halili bëri denoncime. Nuk deshi të merrej vetë me vrasësin sepse ai ishte një person shumë i dhunshëm. U desh që të vritej djali im që ai të arrestohej. Kishte mundësi që djali të ndërtonte jetën e vet, nëse shteti dhe policia e Durrësit do kishin marrë masa”, shprehet mes lotëve e moshura Namire Koka, e cila jeton tashmë e vetëm, pasi edhe bashkëshorti i ka ndërruar jetë.

Tani, ajo nuk ka më të birin. Dhe asnjë informacion. Hetimet për vrasjen vazhdojnë, por nuk ka asnjë shkresë, asnjë njoftim zyrtar, asnjë fjalë nga Prokuroria. Ndërkohë, nëna Namira ka vendosur të largohet nga shtëpia dhe lagjja ku jetoi prej shumë vitesh, aty ku rriti edhe Halilin. Ajo thotë se do ndjekë deri në fund ndëshkimin e autorit, edhe pse Prokuroria, sipas saj, nuk e ka dërguar ende çështjen për gjykim edhe pse ngjarja ka më shumë se një vitë e gjysëm që ka ndodhur.

Nënë Namira shprehet: “I kërkoj Prokurorisë një informacion, sepse nuk kam asgjë – asnjë njoftim mbi ecurinë e hetimeve për djalin tim. Është e drejta ime. Më ka ikur djali i vetëm. Dua drejtësi. Të paktën një letër zyrtare që të më tregojë se çfarë po ndodh. Nuk di asgjë që nga momenti i ngjarjes”.

Në fund, ajo mbetet me një barrë të rëndë: dhimbjen e një nëne, zhgënjimin ndaj shtetit, dhe ndjenjën e thellë se kjo tragjedi mund të ishte shmangur – nëse dikush do kishte vepruar me kohë.

“Policia duhej të kishte reaguar shumë më herët. Një denoncim i parë, i dytë, i tretë… Atje duhet të jenë të gjitha kallëzimet. Nuk ka qenë vetëm djali im kur bëri denoncimet. I kanë thënë: ‘Ik, nga kush ke frikë ti? Nga ai?’ A jetojmë në një shtet që tregohet kaq indiferent ndaj njerëzve të dhunshëm dhe problematikë? Vrasësi ishte shumë problematik në lagje”, shprehet Namire Koka.

“Vetting” do të risjellë edhe një herë vrasjen e parlajmëruar në Durrës. Sorollatjen që i bëri gjykata e shkalllës parë Durrës Namire Kokës dhe bashkëshortes së vitmiës Halil Kokës, të cilët kërkuan të shitnin banesën në afësr të cilës ndodhi edhe vrasja.

Investigimi i plotë

Si u vra Halil Koka
Më 14 shkurt 2024, një krim i rëndë tronditi lagjen nr. 18 në Durrës. Një 46-vjeçar, Halil Koka, u vra me thikë nga fqinji i tij, një burrë me probleme të shëndetit mendor. Ngjarja ndodhi në mes të ditës, në sytë e banorëve dhe qytetarëve të Durrësit të cilët nuk u habitën aspak. Jo sepse e prisnin viktimën, por sepse krimi kishte kohë që ishte paralajmëruar. Tre denoncime në polici. Fqinjë që ankoheshin vazhdimisht për dhunën dhe agresivitetin e autorit. Një viktimë që kishte denocuar disa herë autorin në polici para se të ndodhte vrsja e askush nuk ia mori për bazë. Dhe mbi të gjitha, institucione që heshtën, u justifikuan dhe zgjodhën të mos veprojnë.

Ky është një rrëfim mbi krimin e paralajmëruar që nuk u ndal, për shkak të dështimeve institucionale, mungesës së reagimit, shpërfilljes së të dhënave dhe injorimit të rrezikut të dukshëm. Një histori që vë në pikëpyetje sistemin e kujdesit për shëndetin mendor në Shqipëri, policinë e rendit dhe institucionet e mbrojtjes sociale. Dhe mbi të gjitha, një thirrje për llogaridhënie.

1 vit më parë në mes të një dite të zakonshme, në 14 shkurtin që duhej të ishte një simbol dashurie, qyteti i Durrësit u trondit me krismën e një tragjedie që shpoi zemrën e një nëne. Halil Koka, vetëm 47 vjeç, u rrëmbye nga jeta në mënyrën më të dhimbshme, nga dora e një komshiu në mes të lagjes ku kishte ndërtuar jetën. Një konflikt banal, një goditje me thikë dhe një jetë u shua në vend. Në polici, Autori është shprehur se nuk kishte pasur për qëllim të vriste fqinjin e tij dhe ka menduar se vetëm e ka plagosur. Policia e Durrësit deklaroi pas ngjarjes se 35-vjeçari i cili kreu krimin vuan nga probleme të shëndetit mendor, konkretisht nga skizofrenia.

Dëshmia
Hetuesit në Durrës duke se tashmë e kanë të qartë se Halil Koka u vra pa faj, vetëm se kishte debatuar me fqinjin e tij që vuante nga probleme të theksuara mendore. Gjatë marrjes në pyetje, autori i krimit 35-vjeçari, Ilir Koçilja është shprehur se sherri kishte nisur para disa ditësh për një vend parkimi në rrugicën e lagjes. Ndërsa mesditën e mërkurës ai e priti fqinjin sapo doli nga pallati dhe e ndoqi me thikë në dorë derisa i mori jetën.

“Me Halilin ishim fqinj. Nuk shkonim mirë me njëri-tjetrin. Ai linte makinën te hyrja e pallatit. I kisha thënë disa herë që të mos e linte aty se pengonte qytetarët që të kalonin për të shkuar në shtëpi. Kur i thashë mos e lër më makinën aty, ai më ofendoi. S’i ktheva përgjigje. Kur dola ditën tjetër e pashë makinën, po prapë të parkuar aty. Nga inati, ia gërvishta me thikë në pjesën e derës se pasagjerit dhe ika. Prapë ditën tjetër e kishte lënë aty dhe unë prapë ia gërvishta. Erdhi më kapi një ditë dhe më tha ti e ke gërvishtur makinën time. Po i thashë “unë ta gërvishta”. Mos e lër më aty i thashë. Aty debatuam, kush je ti, kush jam unë. Nisi të më kërcënonte. Do të vras, do të fus në bagazh. Unë e kisha thikën me vete. E pashë që doli nga lagja në rrugë kryesore. Iu afrova dhe i thashë “ti do më marrësh zvarrë mua dhe do më futesh ne bagazh”. Ai më shau. Aty m’u errësuan sytë dhe e qëllova me thikë. Më pas u largova dhe u fsheha për disa orë te lagja 11 deri sa më kapet ju. Nuk e dija se kishte vdekur. Mendova se e plagosa. Nuk kam asnjë konflikt tjetër me atë. As i kisha borxh para dhe as më kishte. Me vjen shumë keq për atë që ndodhi, jam penduar. Po konfliktin e nisi Halili”, – ka deklaruar ndër të tjera Ilir Koçilja.

Fqinjët tregojnë se 35-vjecari ishte person problematik dhe konfliktual.

Mesditën e 14 shkurtit ai goditi me thikë në zemër 46-vjeçarin Halil Koka, të cilin e ndoqi nga pas për disa metra nga hyrja e pallatit deri në rrugën kryesore, në afërsi të stacionit të autobuizit të lagjes ku ai banonte. Familjarët e viktimës kanë deklaruar se Kaçilja i kishte marrë para borxh dhe nuk pranonte t’i shlyente, por autori i krimit e ka mohuar këtë konflikt gjatë dëshmisë së tij në policinë e Durrësit.

Sot, një vit më pas, Namira Koka nëna e Halilit endet nëpër korridoret e gjykatave duke kërkuar që shtëpin ku ajo banonte me djalin e saj të vetmen, nipin dhe bashkëshorten e djalit, ta kaloj në bashkpronësi dhe ta shes që të largohet nga shtëpia që tashmë është kthyer në varr të hapur emocional. Ajo nuk kërkon luks, as drejtësi të madhe — vetëm të shpëtojë nipin e mitur nga hija e tragjedisë, nga dritarja ku babai i tij pa për herë të fundit jetën. Por gjykata e Durrësit e sheh këtë si një rrezik për fëmijën e mitur që po i shitet banesa ku jetonte me gjyshen dhe nënen e tij mundet ti mohojn pjesën e pronës që i takon. Një histori absurde, a thua që më shumë se nëna dhe gjyshja e tij e don vërtet një gjyqtare e shkallës parë Durrës. Ndërsa nëna e të miturit sëbashku me gjyshen, kërkojn të shesin shtëpin pasi përballe hyrjes së tyre kanë xhaxhain e vrasësit dhe në katin e parë përball banesen e autorit të vrasjes. Dhe këtë vetëm që i mituri të mos rritet në një vënd ku ju vra babi, për tu shpëngulur në një lagje tjetër po në qytetin e Durrësit, pasi nuk duan hakmarrje por të jetojn jashtë atij rrealiteti makabër që panë fëmijën dhe bashkëshortin të mbytur në gjak e ku humbi jetën padrejtësisht. Por edhe për të miturin që kërkon babain e tij në shtëpi apo lagje ku ata banojnë.

Në banseën e famijes Koka aktualishtë gjendet e vetme nëna e vitimës, e cila kudo ka vendosura fotografit e djalit të saj të vetëm Halilit ,të cilit i moren jetën padrejtëisht si dhe nipit dhe nuses. Këta të fundit janë larguar nga banesa për në Itali përkohësishtë, ndërsa bashkëshotja e djalit e telefon vazhdimishtë të moshuren e cila endet nëpër dyert e insitucioneve për të klërkuar drejtësi për të birin, por edhe për të siguruar një jetë normale larg vëndit të krimit për nipin e saj dhe nusen e djalit.

Iliri Koçilja që i mori jetën Halil Kokës, sipas dëshmisë së nënës së viktimës, ishte një njeri i braktisur nga familja jetonte i vetëm, pa mbështetje, pa kontroll, pa ndonjë sistem social që ta ndalonte përpara se të kthehej në rrezik. Ndërsa banbonte i vetëm një apartament në katin e parë para pallatit të tyre. Ku sot është vendosur mbishkrmimi “ Vrasësi Endacak”.

Sipas të moshuares djali i saj Halili i vrarë pabesishtë kishte denoncuar tre herë në Komisariatin e Policisë Durrës me data dhe përshkrime të hollësishme të kërcënimeve, që i ishin bërë nga ana e 35 vjeçarit Koçilja, duke përfshirë edhe referenca për ndërhyrje mjekësore të mëparshme të autorit. Megjithatë, autoritetet policore duket se kanë vepruar si noterë të shqetësimeve, jo si garantë të sigurisë. Ata e regjistruan rastin dhe e kaluan pa ndërhyrje. Askush nuk ka kërkuar një ekzaminim të gjendjes mendore të personit në fjalë. Askush nuk ka aktivizuar institucionet e kujdesit mendor, të cilat ligjërisht janë përgjegjëse për rastet me rrezikshmëri shoqërore. Dhe kjo ngen pikëpyetje të madha që ende endet mbeten pa përgjigje: ku ishin institucionet? Si ka mundësi që një person me histori të tillë, me probleme të dukshme, të jetojë pa ndonjë mbikëqyrje apo kujdes? A është kjo një vrasje që mund të ishte parandaluar? Në këtë rast, braktisja nuk ka qenë vetëm personale, por edhe shoqërore dhe çmimi u pagua me jetë. Sipas Namira Kokës “kjo më habit nga ky shtet se u desh të më merrte jetën e djalit që sot te ishte në psikiatri pse dhet të merrte një jetë kur të gjitha të tkëqiat i kishte berë edhe më përpara”.

Kur krimi ishte paralajmëruar 3 herë
Një krim i paralajmëruar… nëse sistemi dhe hallkat do kishin bashkëpunuar sot Namire Koka nuk do ishte me të zeza. Në çdo shtet ligjor, një denoncim është një thirrje për ndihmë por në këtë rast, duket se denoncimet e përsëritura të djalit të Halilit, për sjelljen e rrezikshme të një të sëmuri mendor, kanë rënë në vesh të shurdhër. Tre herë është kërkuar ndërhyrje e policisë, tre herë është ndezur alarmi, por askush nuk ka reaguar me seriozitetin që kërkonte situata. Dhe ironikisht punonjësit e polcisë sipas nëna Namires I janë drejtuar Halilit në komisariat “Nga ai ke frikë ti, mo Lili?”

Si për të thënë se frika është çështje karakteri dhe jo alarm për një tragjedi që po afrohej. Dhe sot, ajo frikë e injoruar ka një emër: Halil Koka, një jetë e humbur që mund të ishte shpëtuar, nëse shteti nuk do t’i kishte trajtuar sinjalet si zhurmë të zakonshme lagjeje.
Pas kësaj vrasje duhet të ishte shkarkuar zinxhiri i gjithë që nuk arriti të kryente detyrat dhe funksionet, por deri tani ata që moren denoncimin dhe askush nga insitucionet që duhej të vepronte vazhdojn të mos shqetsohen nga askush.

Apelimi
Në mes të dhimbjes dhe traumës së humbjes, Namira Koka edhe pse e thyer në moshë po përballë një tjetër padrejtësie, ajo nuk mund të largohet nga shtëpia ku iu vra djali, sepse përfitues ligjor i banesës është nipi 5-vjeçar. Për të shitur shtëpinë, duhet të hapë një proces gjyqësor, por gjyqtarja që shqyrton çështjen shprehet se “nuk është e sigurt nëse kjo është në të mirë të fëmijës”.

Pas vendimit të dhën nga Gjykat e Durrësit e cila nuk lejoj Namira Kokën, ka qenë gjykate e Apelit Tiranë që këtë vendim e ka hedhur poshtë. Vendim i cili i jep mundësi Namirës që sëbashku me bashkëshorten e djalit dhe nipin të shesin shtëpin e të largohen në një vënd tjetër po në Durrës, pasi banesa e autorit të krimit ndodhet në oborrin e pallatit ku jetonom, ndërsa me xhaxhain i vrasësit i ndan vetëm korridori i pallatit, duke qenë komshinj prej vitesh.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×