Plagosje me armë zjarri në Durrës, policia shpall në kërkim dy autorët e dyshuar

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e Shkafanës, në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45, ku sipas njoftimit të Policisë, shtetasi A. D., 35 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me pistoletë dhe ka plagosur shtetasin M. J., gjithashtu 35 vjeç.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë identifikuar autorin e dyshuar si dhe bashkëpunëtorin e tij, shtetasin R. A. Të dy janë shpallur në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×