Qëlloi për vdekje Klodian Rashën, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit Nevaldo Hajdaraj

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish-efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, i dënuar me 12 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës më 8 dhjetor 2020. Me këtë vendim, mbetet në fuqi dënimi i dhënë nga shkalla e dytë e gjyqësorit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur Hajdaraj qëlloi Rashën nga një distancë rreth 5 metrash. Pamjet e kamerave të sigurisë ishin vendimtare për hetimin, pasi tregonin qartë momentin kur ish-polici pozicionohej dhe qëllonte drejt viktimës, i cili ishte duke u larguar me vrap.

Fillimisht, Hajdaraj u arrestua për vrasje në kapërcim të kufijve të vetëmbrojtjes, por më pas hetimet zbuluan se veprimi ishte i qëllimshëm dhe mund të ishte shmangur.

Vrasja e Klodian Rashës shkaktoi reagim të gjerë shoqëror dhe politik, duke çuar në protesta masive dhe më pas në dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×