Trajneri i Liverpool me fjalë prekëse për Jotan: Familja e gjerë e futbollit do të kujtojë gjithmonë, kontribut i madh

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik. Slot tha ndër të tjera, theksoi se kontributi i Jotës do të mbahet mend gjithmonë.

“Mendimet e mia të para nuk janë ato të një trajneri futbolli. Janë mendimet e një babai, djali, vëllai dhe xhaxhai, dhe i përkasin familjes së Diogos dhe André Silvës, të cilët kanë përjetuar një humbje të paimagjinueshme.”

“Mesazhi im për ta është shumë i qartë – kurrë nuk do të ecni vetëm. Lojtarët, stafi dhe të gjithë mbështetësit e Liverpool Football Club janë me ju, dhe nga ajo që kam parë sot, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për familjen e gjerë të futbollit.”

“Kjo nuk është thjesht një përgjigje ndaj një tragjedie. Është gjithashtu një reagim ndaj mirësisë së njerëzve të përfshirë dhe respektit që kaq shumë njerëz kanë për këta djem si individë dhe për familjen si një tërësi.”

“Për ne si klub, ndjenja e tronditjes është e plotë. Diogo nuk ishte vetëm lojtari ynë. Ai ishte i dashur për të gjithë ne. Ishte bashkëlojtar, koleg, mik pune – dhe në të gjitha këto role, ai ishte i veçantë.”

“Do të mund të thoja shumë për atë që ai solli në skuadrën tonë, por e vërteta është se kushdo që e ka parë Diogon të luajë, e ka parë vetë: punë e palodhur, dëshirë, përkushtim, cilësi, gola. Thelbi i asaj që duhet të jetë një lojtar i Liverpoolit.”

“Herën e fundit që folëm, e urova Diogon për fitoren në Ligën e Kombeve dhe i dëshirova fat për martesën që po afronte. Në shumë mënyra, ishte një verë ëndrrash për Diogon dhe familjen e tij – çka e bën edhe më shkatërruese faktin që përfundoi kështu.”

“Kur erdha për herë të parë në klub, një nga këngët e para që mësova ishte ajo që tifozët tanë këndonin për Diogon. Nuk kisha punuar më parë me të, por e kuptova menjëherë se nëse tifozët e Liverpoolit – që kanë parë kaq shumë lojtarë të mëdhenj ndër vite – kishin një këngë të veçantë për Diogon, atëherë ai duhej të kishte cilësi të jashtëzakonshme.”

“Ngushëllimet e mia shkojnë për bashkëshorten e Diogos, Ruten, tre fëmijët e tyre të mrekullueshëm dhe për prindërit e Diogos dhe André.”

“Kur të vijë momenti i duhur, do ta festojmë jetën e Diogo Jotës, do t’i kujtojmë golat e tij dhe do të këndojmë këngën e tij. Për momentin, do ta kujtojmë si një njeri unik dhe do ta vajtojmë humbjen e tij. Kurrë nuk do të harrohet.”


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×