Zegjine Çaushi “humbi” dhe fitoi sërish mandatin, Zekthi: Maskarallëk politik, deformim i vullnetit të qytetarëve

Politologu Fitim Zekthi ka komentuar zhvillimet e fundit pas përfundimit të procesit të rinumërimit të votave në qarkun e Fierit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku pas daljes fituese me vetëm 10 vota avantazh ndaj Zegjine Çaushit, kandidatja Maldrita Bardho vendosi të tërhiqet, duke i lënë mandatin sërish Çaushit.

I ftuar në studion e News24, Zekthi e cilësoi këtë akt si një “deformim të trupshëm të vullnetit të qytetarëve” dhe një veprim të motivuar nga interesa politike.

“Kjo që ndodhi është një maskarallëk. Nëse një njeri nuk do të marrë mandatin, nuk hyn fare në zgjedhje. Zgjidhen deputetë dhe dorëhiqen menjëherë. Është bërë rrugë kjo praktikë: ndodhi dikur edhe me Gramoz Ruçin dhe Lefter Kokën”, tha Zekthi.

Sipas tij, pas këtij vendimi fshihen “struktura okulte” brenda Partisë Socialiste. “Nuk e dimë kush e ka marrë këtë vendim, por mund ta imagjinojmë: një kupolë brenda PS-së që vendos. Është një akt i shëmtuar politik dhe dëmton thellësisht besimin publik te procesi zgjedhor,” u shpreh ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×