Të reja të rëndësishme për Myrto Uzunin. Pas disa ditësh jashtë grupit për shkak të një shqetësimi të lehtë muskulor në zonën e hamstring-ut, lojtari ka lënë pas problemet fizike dhe është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Austin.
Uzuni është stërvitur normalisht me grupin dhe po përgatitet për ndeshjen e radhës në kampionatin amerikan MLS, ku Austin do të presë në shtëpi skuadrën e Los Angeles, një sfidë e fortë dhe me shumë peshë për ecurinë e sezonit.
Rikthimi i Uzunit është një lajm i mirë jo vetëm për klubin e tij, por edhe për tifozët shqiptarë që ndjekin nga afër paraqitjet e kuqezinjve në arenën ndërkombëtare. Uzuni pritet të jetë gati për të luajtur që nga minuta e parë në përballjen e ardhshme.