Big Mama thyen heshtjen pas finales së “Ferma VIP”: Fitorja ishte e paracaktuar

Pas përfundimit të spektaklit “Ferma VIP”, ku fitues u shpall Big Basta, nuk kanë munguar reagimet nga ish-banorët. Një ndër më të komentuarat, Big Mama, ka reaguar për herë të parë publikisht duke ngritur dyshime mbi ndershmërinë e finales. E ftuar në emisionin “Krejt n’Debat”, këngëtarja nuk i kurseu akuzat për produksionin, duke lënë të kuptohet se gjithçka ishte e paracaktuar dhe e planifikuar.

Në deklaratën e saj, Big Mama u shpreh hapur:

Për mua fitorja ka qenë Roni edhe jam shumë me fat që e kam fitu. A pse s’kam fituar [spektaklin] ajo është e ditur është kot me fol, se ju e dini flas pa doreza, por ajo gjë ishte e shitur, normal! Dikush ka nevojë për emër, dikush ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes dhe i intereson vetëm titulli. S’kam qenë hipokrite si disa, jam shumë e lumtur me karakterin që kam. Unë se shes b*then as për spektakël, as për lek, as për asgjë“, u shpreh ajo pa asnjë filtër.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×