Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të Shtëpisë së Bardhë me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, që përkujtohet çdo 4 Korrik.
Shtëpia e Bardhë ka nderuar trashëgiminë e themeluesve të kombit amerikan dhe heronjve që e kanë mbrojtur për 249 vjet, ndërsa shton se me rikthimin e presidentit Trump, shpirti amerikan është rikthyer, i guximshëm, krenar dhe i lirë.
“Nën presidentin Trump, shpirti amerikan është rikthyer, i guximshëm, krenar dhe i lirë”, thuhet në postim, krahas një fotoje të Trump.
“Në këtë Ditë të Pavarësisë, nderojmë guximin e Etërve Themelues, patriotët që krijuan lirinë tonë, dhe heronjtë që e kanë mbrojtur për 249 vjet.
NËN PRESIDENTIN TRUMP, SHPIRTI AMERIKAN ËSHTË RIKTHYER — I GUXIMSHËM, KRENAR DHE I LIRË.
Gëzuar 4 Korrikun nga Shtëpia e Bardhë”, shkruhet në postim.
()