Shefi i stacionit kufitar të Qafë Botës nga pala greke (Mavromati) në Thesproti u arrestua nga policia greke, pas një kontrolli të imët në zyrën e tij, pasi më parë ishin arrestuar 13 oficerë doganorë.
Departamenti i Punëve të Brendshme i Policisë ka monitoruar veprimet e oficerëve të doganave që nga nëntori i kaluar dhe ka kryer kontrolle të shumta, sipas informacioneve të siguruara nga mediat e vendit fqinj.
Funksionimi i Stacionit Doganor, i cili u ndërpre për afërsisht 5 orë në mëngjes pas arrestimit të punonjësve, u rikthye në mesditë, pasi punonjësit u transferuan nga porti i Igumenicës në Qafë Botë, me qëllim që stacioni të mbetej i hapur.
Të arrestuarit akuzohen për përfshirje në raste korrupsioni, ryshfeti dhe shkelje të detyrës.
(Arena e Lajmit)