Gazetari Ardit Hoxhaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të folur për mbylljen e Kuvendit për legjislaturën e 10-të, u shpreh se ishte një Parlament i rikrijuar në vijim nga ai i 2019-s, pasi opozita e atëhershme e drejtuar nga Lulzim Basha bashkë me partitë e tjera aleate dogjën mandatet, një Parlament vijim i “kërpëratave”.
Sipas Hoxhajt, edhe kur është votuar për Kodin Zgjedhor, për çështje që lidhen me drejtësinë apo buxhetin, prapë pamë një Parlament që çedon, ku mungoi esenca e debatit. Hoxhaj mendon se edhe Parlamenti i ri nuk do të prodhojë asgjë të re, duke u nisur nga ajo që prodhuan zgjedhjet e 11 majit.”
Ardit Hoxha: Legjislatura 2021-2025 ishte e dobët, në mos në një nga më të dobëtat në këto 34 vite pluralizëm politik që ne kemi, ndoshta po t’i krahasojmë edhe me parlamentet e para Luftës së Dytë Botërore. Një Parlament, që përveç debateve shterpë në seancat plenare, përveç kaosit krijuar më së shumti nga opozita dhe arrogancës nga ana tjetër e mazhorancës, mendoj se nuk do të mbahet mend për gjë tjetër. Një Parlament i rikrijuar në vijim nga ai i 2019-s, pasi opozita e atëhershme e drejtuar nga Lulzim Basha bashkë me partitë e tjera aleate dogjën mandatet, një Parlament vijim i “kërpëratave”.
Edhe ky Parlament që pamë nuk prodhoi ndonjë gjë ndryshe, me përmirësime gati të papërfillshme, duke zhvlerësuar Parlamentin në përgjithësi. Nga nisja e Parlamentit rreth orës 10:30 dhe der inga ora 13:00 ose 14:00, kur tv kishin në fokus seancat, debatet përqendroheshin kudo, përveçse te rendi i ditës, te çështja ligjore që duhej të flisnin dhe votonin në fund. Në fund, ligjet dhe projektligjet kalonin në heshtje dhe shpesh pa u kuptuar. Edhe kur është votuar për Kodin Zgjedhor, për çështje që lidhen me drejtësinë apo buxhetin, ne prapë pamë një Parlament që çedon. Mungoi esenca e debatit. Mendoj se edhe Parlamenti i ri nuk do të prodhojë asgjë të re, duke u nisur nga ajo që prodhuan zgjedhjet e 11 majit.”
()