Mbyllja e legjislaturës së 10-të, Osmani: Parlamenti nuk përmbushi thelbin e rolit të tij kushtetues, ja çfarë i mungoi

Pedagogu Afrim Osmani, i ftuar në studion e “News24”, ka dhënë një analizë kritike mbi mbylljen e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë, duke theksuar se institucioni nuk ka përmbushur funksionin e tij bazë si organ përfaqësues dhe kontrollues i qeverisjes.

Sipas Osmanit, Kuvendi ka dështuar të realizojë siç duhet rolin që i ngarkon Kushtetuta, veçanërisht në raport me transparencën dhe përfshirjen e grupeve të interesit.

“Ajo për të cilën është krijuar realisht parlamenti është bërë shumë pak dhe në mënyrë të jashtëzakonshme është lënë e paplotësuar,” tha Osmani.

Ai vuri theksin tek rëndësia e komisioneve parlamentare si urë komunikimi midis shoqërisë dhe vendimmarrjes, duke kritikuar mungesën e një dialogu të mirëfilltë me qytetarët dhe aktorët e tjerë të interesuar.

“Parlamentarizmi është më shumë se votimi i ligjeve specifike apo individët”, përfundoi ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×