Prej 4 ditësh digjet zjarri në landfillin e Elbasanit, Berisha: Rama hesht si fije bari! U thotë shqiptarëve ‘hani kokat e drejtorëve të Vlorës’

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ku ka denoncuar sipas tij atë që ndodhi më 11 maj, të cilën e konsideron një farsë zgjedhore, ka folur edhe për masakrën mjedisore që po ndodh në Elbasan, ku prej 4 ditësh zjarri në landfillin e inceneratorit vijon të digjet, duke lëshuar në ajër një tym toksik që po helmon banorët e zonës.

Berisha u shpreh se në vend që të prononcohet në lidhje me atë që po ndodh, kreu i PS po mban takime në Vlorë dhe Tiranë.

“Djegia e plehrave në djegësin e Elbaanit, që Ramë e serviri si kulmin e suksesit të qeverisjes së ti, për të cilin Rama mashtroi pasi vodhi bashkë me ministrat 22 mln euro, dhe sollën një rangullinë, një teneqe që nuk ka funksionuar një ditë, tani u thotë elbasanasve, shqiptarëve hani kokat e drejtorëve të Vlorës, dhe hesht si fija e barit për krimin e rëndë mjedisor që po ndodh atje”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×