Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, 4 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e: Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit, Vlorës, Finiqit, Tiranës, Kavajës, Lezhës, Kurbinit, Shkodrës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Hasit, Devollit e Beratit.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:
– Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës. Gjatë ditës së djeshme u punua kryesisht me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit.
– Aktive mbetet edhe vatra e zjarrit midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq. Situata sot është e qetë, por në monitorim.
– Një tjetër vatër aktive është ajonë fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Ditën e sotme, forcat operacionale, dhe me ndihmën e Helikopterit Cougar do të vazhdojnë punën për vënien nën kontroll të zjarrit.
– Aktive është edhe vatra e zjarrit në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, Bashkia Has, në një sipërfaqe me pyll pishe. Terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv. Forcat operacionale vazhdojnë punën dhe gjatë ditës së sotme.
Si pasojë e zjarreve të rëna kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte janë djegur rreth 6 hektarë me bimësi.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 36 automjete zjarrfikëse dhe 232 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 35 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 4 kamionë vetëshkarkues, dhe 1 traktor me zinxhirë, 1 grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit dhe 1 helikopter Cougar .

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” për zjarret pothuajse në të gjitha qarqet.

Në qarqet, Korçë dhe Vlorë pritet nivel rrezik “I MODERUAR” dhe lokalisht rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht:Korçë (Qendër), Vlorë (VeriQendër).
I gjithë sistemi i mbrojtjes civile vijon të jetë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të shpejtë.
🔺 Në këtë situatë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi maksimale.
Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura, mos digjni mbeturina dhe shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Edhe pakujdesia më e vogël mund të ketë pasoja të rënda për mjedisin, pronën dhe jetën e njerëzve.
📢 Në rast zjarri, njoftoni menjëherë shërbimet zjarrfikëse.
Vetëm me kujdesin dhe bashkëpunimin e të gjithëve mund të parandalohet përhapja e zjarreve dhe të mbrojmë natyrën dhe komunitetet tona.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×