Nico Williams i jep fund dilemave për të ardhmen. Sulmuesi ka vendosur që të rinovojë kontratën me Athletico Bilbaon, teksa do të qëndrojë te kjo skuadër deri në vitin 2035.
“Kur duhen marrë vendime, për mua ajo që ka më shumë rëndësi është zemra. Jam aty ku dua të jem, me familjen time. Kjo është shtëpia ime. Forca Atletic!”, tha Nico Ëilliams.
Nico u përfol shumë për një kalim te Barcelona, me interesin e këtyre të fundit që ishte i madh. 22-vjeçari luajti 29 ndeshje në këtë sezon të La Liga, realizoi 5 gola dhue dhuroi 5 asiste.
Lo que más pesa es el corazón ❤️#AthleticWIN #AthleticClub 🦁 pic.twitter.com/do1QvtqYbP
— Athletic Club (@AthleticClub) July 4, 2025